Aplikacion
Teksa opinioni publik po pret me ngulm që policia të zbulojë se kush guxoi të drejtojë armët ndaj disa fëmijëve, në atentatin me 4 të plagosur pranë TEG, policia po sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Nuk ka ende asnjë reagim për këtë ngjarje tronditëse, ku vetëm fati ka mundur të shpëtojë nga plumbat e kallashnikovit dy fëmijë të moshave 11 dhe 17 vjeç, një 19 -vjeçar dhe shoferin e tyre 34 vjeç. Ata janë në gjendje të rëndë. Më kritike është gjendja e 11 -vjeçarit.
Por policia është njoftuar vetëm me 3 fjali njoftim.
Tiranë/Informacion paraprak
“Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç. Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.”
Por që prej ngjarjes, asnjë reagim për këtë ngjarje. Asnjë informacion. Në vend të kësaj, policia shpërndan disa njoftime për shpërndarës të rëndomtë droge, për arrestime drejtuesish automjetesh të përfshirë në aksidente, për procedime të rishnj që zihen me shuplaka, që sipas policisë tregojnë se ajo është në detyrë, kur në fakt ngjarja e mbrëmshme tregon se ajo ka dështuar në detyrën e saj. /Zoom.al
NJOFTIMET E POLICISË
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:
-K. B., 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës e Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi të vogël Kokaine;
-I. Z., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 i gjetën një sasi të vogël Kokaine dhe një mjet prerës (thikë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, kapën shtetasin M. J., 37 vjeç, pasi është dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-P. M., 56 vjeç, pasi dyshohet se i ka krijuar shqetësim në ambientet e punës, ish-bashkëjetueses së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje;
-I. D., 45 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur një 63-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasin A. B., 19 vjeç, pasi posedonte 1 përforcues grushti;
-shpallën në kërkim shtetasit A. S., 34 vjeç dhe A. K., 36 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 46-vjeçar. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin S. A., 69 vjeç, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe kishte me vete 2 mjete prerëse (thika).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Sh. dhe I. A., pasi në sipërfaqet e tokave në pronësi të tyre, u gjetën inerte të hedhura në kundërshtim me ligjin.
-shpallën në kërkim shtetasit D. Ll., 48 vjeç dhe F. H., 41 vjeç, pasi dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, kanë përndjekur një 40-vjeçar. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin V. Z., 33 vjeç, pasi dje, në Tapizë, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja L. M., 69 vjeçe, e cila si pasojë humbi jetën.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-O. N., 35 vjeç, pasi dje, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., 29 vjeç dhe me pasagjer shtetasin H. L., 27 vjeç. Si pasojë humbi jetën 29-vjeçari dhe u dëmtuar 27-vjeçari, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve;
-N. M., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Kanë deklaruar:
-një 13-vjeçar, se është qëlluar me pëllëmbë, nga shtetasi Q. S., 58 vjeç. Në drejtimin e Prokurorisë, po vlerësohet ky rast;
-shtetasi N. K., 39 vjeç, se në Vorë, shtetas të paidentifikuar e kanë goditur me grushte. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ëve dhe për verifikimin e kallëzimit.
Rreth mesnatës, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, në banesën e tij, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamzë, shtetasi B. A., 38 vjeç. Arma e zjarrit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.