zoom

Aktualitet

U plagos në atentatin e Tiranës/ Niset jashtë vendit për mjekim 11-vjeçari

U plagos në atentatin e Tiranës/ Niset jashtë vendit për mjekim 11-vjeçari

11-vjeçari që mbeti i plagosur nga atentati në Tiranë mbrëmjen e së enjtes, është nisur për mjekim të specializuar jashtë vendit. 

I mituri u dërgua fillimisht në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë ku qëndroi rreth 24-orë. Gjendja shëndetësore mbetet ende kritike.

Më herët, për mjekim më të specializuar u dërgua jashtë Shqipërisë edhe vëllai i tij 17-vjeçar. 

Të dy të miturit së bashku me dy persona të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një atentati mafioz ndaj automjetit të tyre. 

Ka dyshime të forta që autorët të kenë ngatërruar shënjestrën megjithatë hetimet vazhdojnë. 

Postime të lidhura