zoom

Aktualitet

U plagos në atentatin e Tiranës/ 17-vjeçari niset për kurim jashtë vendit, vëllai 11-vjeçar në gjendje kritike te Trauma

U plagos në atentatin e Tiranës/ 17-vjeçari niset për kurim jashtë vendit, vëllai 11-vjeçar në gjendje kritike te Trauma

17- vjeçari që mbeti i plagosur nga atentati në Tiranë, mbrëmjen e së enjtes është nisur për mjekim të specializuar jashtë vendit. 

Ndërsa i mituri tjetër, vëllai 11-vjeçar vijon në gjendje kritike për jetën teksa ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës në kryeqytet.

11-vjeçari ka plagë në pjesën e kraharorit, gjë që e ka vështirësuar gjendjen e tij.

Të dy vëllezërit ishin së bashku me dy persona të tjerë në një automjet të enjten në mbrëmje, kur u bënë shënjestër e një atentati mafioz në periferi të Tiranës. 

Te gjithë dyshohet se u qëlluan gabimisht, pasi autorët duket se kishin objektiv një tjetër person që përdorte të njëjtin model automjeti me atë të plagosurve. / Zoom.al

Postime të lidhura