zoom

Aktualitet

Mbrëmë i ekzekutuan babanë/ Kush ishte Roan Brahimi, kishte dy bashkëshorte

Mbrëmë i ekzekutuan babanë/ Kush ishte Roan Brahimi, kishte dy bashkëshorte

Roan Brahimi, një person me një të kaluar kriminale, kishte dy bashkëshorte, një në Shqipëri dhe një tjetër në Greqi, me të cilat kishte fëmijë.

Jeta e tij personale u zbulua pasi ai u ekzekutua në Athinë, ku ishte i shoqëruar nga gruaja dhe djali i tij i mitur, të cilët shpëtuan pa lëndime.

Ai u qëllua për vdekje nga dy persona që iu afruan me motor, kur ai ndodhej në makinë me gruan dhe djalin e tij të mitur.

Ai kishte shkuar në Greqi për të festuar Pashkët me familjen e tij, ndërsa gruaja tjetër e priste në Shqipëri.

Hetimet sugjerojnë se atentati mund të ketë qenë një akt hakmarrjeje për veprime të mëparshme kriminale, pasi Brahimi kishte qenë i përfshirë në konflikte të armatosura dhe vrasje gjatë viteve të fundit.

Në vitin 2022, Brahimi dyshohej gjithashtu të ishte përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy shokëve të tij në Fushë-Krujë. Për këto ngjarje, ai ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare. Pas këtyre ngjarjeve, Brahimi u largua nga Shqipëria për t’i shpëtuar drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme, duke u strehuar në Emiratet e Bashkuara, dhe më pas në Greqi.

Babai i Roan Brahimit, Gjovalin Prendi u vra me breshëri plumbash në biznesin e tij në Pllanë, ku prezentë ishin edhe familjarë./ Zoom.al

Postime të lidhura