Aplikacion
Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, u ekzekutua me breshëri plumbash në Pllanë të Lezhës mbrëmjen e së enjtes në biznesin e tij.
Paraprakisht dyshohet se kanë qenë 4 autorë që morën pjesë në atenatin ndaj tij. Atentatorët kanë lëvizur me automjet tip Porche, ku dy prej tyre të maskuar kanë dalë nga makina, ndërsa njëri qëlloi me breshëri plumbash në distancë të afërt drejt viktimës.
Gjovalin Prendi ka qenë në tavolinë me një person tjetër, i cili nuk ka marrë lëndime.
Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes, pasi djali i viktimës Roan Brahimi, i cili u vra në maj të vitit 2024 në Greqi, është përfshirë në disa ngjarje kriminale.
Roan Brahimi u ekzekutua në sy të gruas së tij të dytë dhe djalit të vogël në një zonë të populluar në lagjen Vyronas të Athinës.
Sipas mediave greke, Brahimi kishte pak ditë që kishte shkuar në Greqi për pushimet e Pashkës, pasi jetonte në Dubai nga frika e një atentati. Ai kishte në Athinë një grua dhe një fëmijë, por bëhet me dije se në Shqipëri ai kishte një familje tjetër me një bashkëshorte dhe dy fëmijë.