zoom

Aktualitet

Vrasja e Brahimit në Greqi, Cllevio paralajmëron hakmarrjen: Çunat s’dihet sa do vrasin!

Disa orë pas vrasjes së Roan Brahimit, reperi problematik nga Lushnja, Kleviol Ahmeti, i njohur edhe si Cllevio Serbiano i ka dedikuar një këngë.

Ndër rreshta zbulon edhe detaje lidhur me 32-vjeçarin nga Lezha. Cllevio zbulon se Brahimi kishte një parandjenjë, ose e dinte që do t’i organizonin një atentat për shkak të problemeve që ka pasur me Ervis Martinajn dhe njerëzit e tij.

Megjithatë duket se nuk e ka menduar se vrasësit e kishin në vëzhgim edhe në Greqi.

Por kur vetëm pak orë kanë kaluar, duket se hakmarrja e tij është planifikuar, pasi reperi thotë:Çunat janë trishtuar, s’dihet sa do vrasin!

Lajmin ma dha ‘kokëmadhi’ tek burgu. Kanë gjujt Sidin po s’isha i sigurt. Pyeta komandatin, fytyrë mërzitur, s’doja ta besoja për vdekjen e Kingut. Fratello pse ike se vinim nga Marsi? Të humba ty, dorëzohem tek xanaxi. Lotoj në heshtje dhe dhimbja do zgjasi. Çunat janë trishtuar, s’dihet sa do vrasin.

Ëndrrat e bukura nuk zgjasin me vite. Jetove Gango 32 ditëlindje. Të akuzojnë për vrasje apo grabitje, intuitiv ishe, atentatin e prisje. Takimin e fundit, kujtoj përqafimin. Dubai Marina tek adresa ku rrinim, trëndafila do dërgoj se s’vij dot tek varrimi. Love you gango dhe ti e di kuptimin. Më mori malli, prezenca jote. E di se po buzëqesh nga terreni i kësaj toke,”-dëgjohet në vargjet që reperi i ka dedikuar mikut të tij, tashmë të ndjerë.