zoom

Bota

Vdekja e presidentit iranian/ Momenti kur nxirren trupat e pajetë nga helikopteri (PAMJE TË RËNDA)

Publikohen pamje nga momenti kur nxirren trupat e pajetë nga helikopteri i rrëzuar, ku humbi jetën Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi.

Pamjet e bëra publike nga ekipet e kërkim-shpëtimit Gjysmëhëna e Kuqe iraniane janë të rënda, ndërsa mediat e huaja raportojnë se identifikimi i trupave është i vështirë për shkak të djegies në një shkallë të lartë.

Zyrtarët iranianë thonë se helikopteri me të cilin udhëtonin Presidenti i Iranit Reisi dhe ministri i Jashtëm, u rrëzua për shkak të mjegullës së dendur në veri të vendit.