zoom

Aktualitet

Shqiptari tenton të përdhunojë greken që shkoi për t’i pastruar shtëpinë: Më grisi rrobat…

Një shqiptar akuzohet nga një shtetase greke se ka tentuar ta përdhunojë.

53-vjeçarja ka rrëfyer se gjithçka ndodhi kur ajo shkoi në shtëpinë e tij në Petralonë të Greqisë për të pastruar.

Shqiptari, sipas saj, ishte i dehur dhe nisi ta prekte e dhunonte.

“Më mori me forcë, më grisi rrobat. Tentoi që të më përdhunonte. Ishte i dehur. Unë kisha forcë dhe rezistova”, ka treguar 53-vjeçari para grupit hetimor.

Ajo shpjegoi se me forcë arriti të dalë nga shtëpia dhe më pas bëri denoncimin ndaj shqiptarit.

Ky i fundit u vu në pranga nga policia greke.