zoom

Lajme

Shembjet në Theth, Adriatik Lapaj: U premtuan dy satelitë për monitorimin e ndërtimeve pa leje, ku shkuan 6 mln dollarë

Shembjet në Theth, Adriatik Lapaj: U premtuan dy satelitë për monitorimin e ndërtimeve pa leje, ku shkuan 6 mln dollarë

Kreu i Nismës Thurja, Adriatik Lapaj ka ngritur pikëpyetje se ku shkuan dhe për çfarë u përdorën 6 mln dollarët e premtuar nga Kryeministri Edi Rama për ngritjen e dy satelitëve për monitorimin e ndërtimeve pa leje.

“Duhet të japë përgjigje ku kanë shkuar dhe për çfarë janë përdorur 6 mln dollar për ngritjen e dy satelitëve në hapësirë që do të monitoronin ndërtimet pa leje”, theksoi ai.

Teksa publikoi pamjet ku policia u drejtonte armët banorëve të Thethit, Lapaj u shpeh se ata u lejuan të ndërtonin për fushtë e për vota.

“Nuk janë pamjet e një lufte. Janë pamje që vijnë nga një fshat turistik i Shqipërisë, Theth. Tre vite më parë u lidh një kontratë dhe u paguan 6 mln dollarë për të ngritur në hapësirë dy satelitë që do të monitoronin ndërtimet pa leje.

Jam kundër çdo ndërtimi pa leje, por jam edhe kundër çdo propaganda që ngrihet në funksion të pushtetit të një njeriu të vetëm. Ai që sot duhet të jepte përgjigje ku kanë shkuar dhe për çfarë janë përdorur 6 mln dollar për ngritjen e dy satelitëve në hapësirë që do të monitoronin ndërtimet pa leje kthehet në autor të prishjes, shkatërrimit të djersës dhe mundit të qytetarëve të vendit tonë, që pasi i lanë të ndërtojnë për fushatë e për votë tashmë u nxjerrin armët në kulmin e sezonit turistik”, tha Lapaj.

Postime të lidhura