Aplikacion
Policia e Shkodrës reagoi pas sulmit me molotovë nga ana e banorëve në Theth, në përpjekje për të penguar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Sipas Policisë, rreth orës 15:35, një person ende i paidentifikuar hodhi një shishe me lëndë djegëse në drejtim të një ure druri në lagjen “Gjelaj”, duke tentuar ta djegë.
“Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, u shmang një zjarr i madh dhe ura pësoi vetëm dëme të pjesshme”, tha policia.
Në njoftim sqarohet se asnjë fadromë nuk është goditur dhe nuk ka pasur asnjë rrezik për qytetarët apo punonjësit në terren.
Policia po punon për të identifikuar autorin dhe apelon që banorët të mos pengojnë operacionin, përndryshe do të përballen me ligjin./ Zoom.al


