zoom

Aktualitet

Përshkallëzohet situata në Theth/ Banorët gjuajnë me molotov

Përshkallëzohet situata në Theth/ Banorët gjuajnë me molotov

Një incident i rëndë është regjistruar në Theth, në kuadër të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me molotov fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, si dhe urën në lagjen “Gjelaj”.

Si pasojë e sulmit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorëve dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Prej ditësh, banorët në Theth janë në përpjekje për të penguar një aksion ligjor për rikthimin e kontrollit mbi ndërtimet në zonat e mbrojtura.

Që më 7 korrik, IKMT-ja ka nisur një operacion për të prishur rreth 11 objekte pa leje në qendër të Thethit, mbështetur nga dhjetëra forca policore./ Zoom.al

Postime të lidhura