zoom

Aktualitet

Si i mashtroi Edi Rama banorët e Thethit para zgjedhjeve

Si i mashtroi Edi Rama banorët e Thethit para zgjedhjeve

Banorët në Theth po përballen me ndërhyrjen e forcave të policisë dhe fadromave që po shembin ndërtesat e tyre, investime të ndërtuara me mundin dhe kursimet e një jete.

Këto investime u bënë sipas thirrjes së kryeministrit Edi Rama në dy vitet e fundit, i cili u kërkoi qytetarëve të mos largoheshin nga vendi, por të investonin në zonat e tyre përmes turizmit dhe zhvillimit lokal.

Banorët e Thethit sot ndihen jo vetëm të zhgënjyer, por të tradhtuar nga vetë Kryeministri. Gjatë vizitës së tij në prag të fushatës zgjedhore, Rama premtoi mbështetje të plotë për banorët: faljen e gjobave për ndërtimet ekzistuese, legalizimin e tyre dhe ndërtimin e infrastrukturës për të nxitur zhvillimin e zonës.

Për më tepër, Rama u shpreh se ndërtimet në Theth ishin në tokë private dhe se përgjegjësia për mungesën e dokumentacionit bie mbi institucionet shtetërore dhe pushtetin vendor. Ai u bëri thirrje banorëve që të vazhdonin investimet, duke i siguruar se do të përfitonin lehtësira fiskale dhe mbështetje shtetërore.

Banori: Kemi disa gjoba marramendëse

Rama: Nga kush?

Banori: Nga Bashkia për ndërtimet pa leje

Rama: Ato në këtë zonë, por edhe gjithë zonat malore, do ti fshijmë të gjitha vetëm për një arsye. GJobat për ndërtim pa leje nuk fshihen, por do ti fshijmë vetëm për një arsye sepse ju keni ndërtuar pa leje jo sepse keni zaptuar tokat e e të tjerëve dhe s’keni pasur mundës të merrni certifikatën e tokës që ju takon. Janë pjesë e paktës që do ti fshijmë ne po punojmë dhe besoj deri nga qershori do ta keni gati këtë paketë.

Por sot, pas marrjes së mandatit të katërt qeverisës, situata ka ndryshuar rrënjësisht. Fadromat kanë hyrë në fshat duke shembur ndërtimet që përfaqësojnë investimet dhe shpresat e banorëve për një të ardhme më të mirë. Për ta, ky veprim përfaqëson një kthesë dramatike nga premtimet e dhëna — nga parajsa e premtuar, në realitetin e dhimbshëm të shkatërrimit.

Postime të lidhura