zoom

Aktualitet

Banorët e Thethit kundër shembjes së ndërtimeve, bllokojnë rrugën dhe përplasen me policinë

Banorët e Thethit kundër shembjes së ndërtimeve, bllokojnë rrugën dhe përplasen me policinë

Banorët e Thethit janë ngritur në protesta kundër aksionit të IKMT-së për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Ata kanë bllokuar me automjete urën në hyrje të fshatit duke mos lejuar të kalojnë efektivët.

Kjo situatë ka krijuar tensione dhe përplasje mes banorëve dhe efektivëve, të cilët kanë kërkuar lirimin e rrugës.

“Nuk bëhet fjalë të hyni këtu”, i thotë një nga banorët.

Një nga efektivët i drejtohet: “Nuk keni protestë të drejtë, keni shkelur ligji.”

Kjo është dita e tretë e aksioneve kundër prishjes së ndërtimeve pa leje, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike.

Postime të lidhura