zoom

Aktualitet

Plas sherri për hapësirën publike në Tushemisht, dhunohet me sende të forta kryeplaku (EMRAT)

Plas sherri për hapësirën publike në Tushemisht, dhunohet me sende të forta kryeplaku (EMRAT)

Një incident i rëndë është regjistruar në parkun e Drilonit, ku kryeplaku i fshatit Tushemisht është dhunuar fizikisht nga pronari i hotelit “Voloreka”, Jetmir Muçllari, 52 vjeç, si pasojë e një konflikti që ka degjeneruar në përplasje fizike.

Konflikti dyshohet të ketë motive pronësie. Sipas pretendimeve të banorëve, Muçllari ka zgjeruar aktivitetin e tij përtej kufijve ligjorë, duke zaptuar hapësira publike të parkut, përfshirë ura dhe rrugë kalimi, të cilat i ka rrethuar dhe bllokuar, duke mos lejuar më qarkullimin e lirë të banorëve të zonës.

Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi në prezencën e funksionarëve të bashkisë së Pogradecit, përfshirë edhe shefin e urbanistikës, të cilët nuk ndërhynë për të ndalur përshkallëzimin e dhunës, sipas burimeve lokale.

Policia e Pogradecit ka reaguar duke njoftuar se ka nisur procedim penal për katër shtetas të përfshirë në ngjarje:

Jetmir Muçllari, 52 vjeç

lirjan Tasellari, 53 vjeç

Prokop Pilinçi, 35 vjeç

Johan Muçllari, 26 vjeç

Ata akuzohen se kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta pas një konflikti për pronësinë e një hapësire në park.

Jetmir Muçllari, një emër i njohur në zonë, ka qenë edhe më parë në qendër të incidenteve. Në gusht të vitit 2020, hoteli i tij “Voloreka” u bë objekt i një sulmi me armë zjarri./ Zoom.al

Postime të lidhura