Aplikacion
Publikohen pamjet e sherrit të dhunshëm që ndodhi së fundmi në fshatin Tushemisht të Pogradecit, ku u përfshinë katër persona: pronari i hotelit “Driloni”, Jetmir Muçllari, djali i tij Johan Muçllari, kryeplaku i fshatit Ilirjan Tasellari dhe Prokop Pilinçi.
Ngjarja ndodhi pranë parkut të Drilonit dhe dyshohet se buron nga një konflikt i gjatë për pronësinë e një rruge që ndodhet në kufi mes bizneseve të përfshira. Sipas burimeve, tensionet nisën pasi Jetmir Muçllari kishte vendosur një gardh në një pjesë të rrugës, gjë që u kundërshtua nga pala tjetër.
Videoja e publikuar tregon përplasje fizike mes palëve.
Kryeplaku Ilirjan Tasellari, në dëshminë e tij, mohoi të jetë përfshirë në një mosmarrëveshje pronësie, duke deklaruar se po kryente detyrën e tij. Ai akuzon Muçllarin për prishjen e një ure në zonën turistike të Drilonit, ndërkohë që shton se konflikti ka qenë i përsëritur dhe i raportuar më herët.
Incidenti ndodhi në prani të përfaqësuesve të Bashkisë së Pogradecit, të cilët ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës./ Zoom.al