zoom

Aktualitet

Tension në Theth/ Banorët nisin protestën: Do të pezullojmë shërbimet

Tension në Theth/ Banorët nisin protestën: Do të pezullojmë shërbimet

Banorët e Thethit janë ngritur në protestë në qendër të fshatit pas aksionit të IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Ata kanë kërkuar që të ndalojë menjëherë prishja e bujtinave ose do të përshkallëzojnë veprimet e tyre.

Sipas banorëve, në rast se nuk ndalon prishja e bujtinave atëherë do anulojnë çdo prenotim dhe shërbim.

I pranishëm në terren është edhe Drejtori i Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshi.

Postime të lidhura