zoom

Aktualitet

Rama preu në besë banorët e Thethit, Lapaj: E pritën me bukë, por pas zgjedhjeve ua bëri pasurinë pluhur e hi

Rama preu në besë banorët e Thethit, Lapaj: E pritën me bukë, por pas zgjedhjeve ua bëri pasurinë pluhur e hi

Kryeministri Edi Rama preu në besë banorët e Thethit pasi para zgjedhjeve u premtoi se do t’u falte gjobat për ndërtimet pa leje.

Por pasi u mori votat dhe fitoi mandatin e katërt, kreu i qeverisë u dërgoi fadromat duke u shkatërruar godinat.

“Këtu ka një masë shumë të madhe gjobash që janë vendosur si rezultat i ndërhyrjeve apo i ndërtimeve gjithmonë aty ku keni pasur shtëpinë e vjetër, apo aty ku keni pasur truallin tuaj, që janë bërë për shkak të nevojës për të krijuar ekonomi përmes turizmit dhe që nuk janë ndërtuar sipas ligjit sepse shtrëngimi i legjislacionit për këtë zonë të mbrojtur natyrore e ka bërë të pamundur. Qeveria do ti falë të gjitha këto gjoba,”- tha Rama në një takim me banorët para votimeve.

Por pas zgjedhjeve ka ndodhur e kundërta. Ndërkohë ka reaguar edhe kreu i “Nisma Thurje” Adriatik Lapaj, i cili shprehet se banorët e pritën Ramën me bukë, por ai ua bëri pasurinë pluhur e hi.

“Në Theth banorët e pritën me bukë, por pas zgjedhjeve, në kulimin e sezonit turistik shikoni se çfarë u bëri. Që të jemi të qartë jam kundër çdo ndërtimi të paligjshëm, por siç dhe e patë ky është një sistem që e shtyn qytetarin drejt paligjshmërisë, ia bën të pamundur qytetarit të marrë një leje ndërtimi.

Pasi shkel ligjin qytetari kushtëzohet me dhënien e votës për mbajtjen e pushtetit . Sapo zgjedhjet kalojnë pasurinë e qytetarit shkojnë e bëjnë pluhur e hi, ia hedhin popullatë për konsumim me gjasë po ndërtohet shtet i ligjit.

E vërteta është që kazmaja dhe rruspa e pushtetit troket një ditë tek një derë dhe një ditë tek një derë tjetër, ndaj askush nuk duhet të gëzohet kur ndodh në padrejtësi e tillë,”- tha Lapaj./ Zoom.al

Postime të lidhura