Aplikacion
Nga Zoom.al
Zhvillimet në fshatin turistik të Thethit apo pushimet në masë të drejtorëve në disa bashki të vendit kane kthyer vëmendjen edhe njëherë tek mënyra se si Edi Rama po e drejton qeverinë dhe si e koncepton ai shtetin.
Një letër e hapur e Shoqatës së të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë, dërguar institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Komisionin europian, Parlamentin Europian, Këshillin e Europës, Kongresin e Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Këshillit të Europës, si dhe Ambasadën Amerikane në Tiranë, ngre alarmin për veprimet e fundit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me ndërhyrjen e tij direkte në funksionimin e organeve të pushtetit vendor.
Letra, që mban titullin “Raport urgjent mbi rënimin e demokracise, decentralizimit dhe vetëqeverisjes vendore në Shqipëri”, i përshkruan veprimet e kryeministrit Rama si “uzurpim të plotë të kompetencave dhe aktivitetit të pushteti vendor prej tij”.
“Përtej perpjekjeve individuale të nje pjese të të zgjedhurve vendore në 3 dekada të tranzicionit demokratik, politika e qeverisjes aktuale të PS ndaj qeverisjes vendore është më modeli me autokrat, regresiv, i korruptuar, i centralizuar dhe antiqytetar. Kryeministri shqiptar ka uzurpuar pronat, kompetencat dhe pergjegjesite e faktorëve vendorë, duke ka cuar në kolaps administrimin ekonomik, social dhe kulturor të rajoneve dhe interesave të vendit!” – thuhet në letër.
Letra përmban akuza të drejtpërdrejta për një “puç institucional” të orkestruar me ligje të njëanshme, që kanë për qëllim vetëm një gjë: t’i kthejnë kryetarët e bashkive në noterë, ndërsa vendimmarrja dhe fondet kontrollohen direkt nga zyrat e qeverisë.
Në dokumentin 7-faqësh theksohet se kjo ndërhyrje brutale shkel në mënyrë të drejtpërdrejtë:
Zhvillimet më shqetësuese, sipas Shoqatës, janë në Bashkinë e Tiranës, Vlorës e Durrësit.
• Në bashkine e Tiranës, pas arrestimit të Kryebashkiakut, në kundershtim më ligjin “Për vetqeverisjen vendore” Nenet 61,62, Kryeministri ka marrë në dorë krejt aktivitetin e bashkisë, duke emeruar në menyre arbitrare ne krye te institucionit një pasuesen e ty.
Ky akt antikushtetues ka anashkaluar propozimin e Kryetarit të zgjedhur dhe ka mosperfillur mbledhjen e Keshillit te Bashkisë ne zgjedhjen e Kryetarit zevendësues! Ndërkohë duke marre peng shkarkimin e Kryetarit të arrestuar( Neni 62, pika c), ро pengon ne këtë menyre hapjen e procedurave te zgjedhjeve të parakohshme të kryebashkiakut të ri të Tiranes (Neni 61. Pika 4)
• Në bashkinë e Vlorës, Kryemistri i jep të drejtë vetes të mbledhe aparatin e bashkisë dhe nën kercënimin e tij ka imponuar shkarkimin e një seri drejtorësh dhe përgjegjësish të administratës, të cilët janë strukture organike e Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak!
• Në bashkinë Durrës, në një takim para disa ditesh, të organizuar me kryebashkiakët e vendit, Kryeministri urdhëroi me tone kercënuese pushimin nga puna të gjithë administratorëve të bashkive të Shqipërisë…!
Në letër thuhet se Bashkitë janë kthyer në fasada, të zhveshura nga autoriteti real. Ato nuk kanë më as të drejtë të planifikojnë zhvillimin territorial, që i kaluar në dorë të Këshillit të Ministrave, as të menaxhojnë pronat publike, dhe shpesh, as të mbledhin taksat vendore pa “miratim nga lart”.
“Disa muaj më parë ju kemi sinjalizuar se Qeveria shqiptare realizoi një rrëmbim kompetencash të pushtetit vendor ne dhenien e lejeve për ndërtim nepërmjet dy ndryshimeve ligjore ne ligjin 107/2014 “Per planifikimin dhe zhvillimin e teritorit” si dhe ndryshimeve të Vendimit te Këshillit te Ministrave nr. 408; dt 13.05.2015 “Per miratimin e rregullores se zhvillimit te territorit, i ndryshuar”. Ajo me fuqine dhe mekanizmat e saj po krijon dita ditës precedente te rrezikshëm,duke nderhyrë dhe imponuar marrjen e pushtetit mbi kontrollin e territorit dhe dhënjen e Lejeve te Ndertimit per interesa të saj jo legjitime! Po kështu në momentet që po ju shkruajmë, forcat e policise së shtetit dhe ato të policisë së ndërtimit janë duke zhvilluar beteja në territoret dhe mandatin e njësive vendore në Alpet shqiptare! Pasojë e ketyre akteve arbitrare janë prishjet masive të strukturave te perkohshme turistike te qytetarëve të thjeshtë nga organe të cilat varen nga qeveria.”
Sipas Shoqatës së të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë, e gjitha kjo nuk është rastësi, por një strategji për të shuar çdo mundësi që pushteti vendor të funksionojë si kundërbalancë e pushtetit qëndror dhe për t’i garantuar kontrolli absolut qeverisë.
Një tjetër shqetësim madhor, sipas Shoqatës, është përdorimi i mungesës së fondeve si mjet presioni mbi kryetarët e bashkive. Shoqata thekson se aktualisht buxhetet vendore janë më të ulëtat në Europë, përbëjnë vetëm 1% të PBB-së, dhe përdoren nga qeveria për të ndëshkuar apo shpërblyer në varësi të bindjes politike.
Nuk mungojnë as denoncimet për shantazh nëpërmjet “projekteve të zhvillimit” dhe përjashtimin e bashkive që nuk janë në një linjë me partinë në pushtet nga programet europiane apo nga mbështetja buxhetore.
Në përfundim të letrës, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare që të ndërhyjnë për të monitoruar zbatimin e Kartës Europiane për Autonominë Vendore, pasi me ketë strategji të qeverisë, “Shqipëria shndërrohet në një autokraci, duke e larguar nga çdo model demokratik evropian.”
Nëse kjo strategji nuk ndalet, thuhet në letër, .Shqipëria rrezikon të humbasë jo vetëm standardet e saj të demokracisë lokale, por edhe mbështetjen ndërkombëtare për të ardhmen e saj europiane.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari