Aplikacion
Kreu i qeverisë Edi Rama ka hequr sërish përgjegjësinë nga strukturat shtetërore lidhur me ndërtimet pa leje në Theth.
Rama u shpreh se kjo është një teori për të ardhur keq, duke shtuar se banorëve që iu shembën ndërtesat janë nuk janë njerëz të shkretë.
“Kemi njerëz të shkretë që kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar disa banesa dhe nga ana tjetër kemi një shtet që i la ta bëjnë këtë në shkelje të ligjit dhe u kujtua ti godasin”, deklaroi ai.
Rama shtoi se policia po heton si ka ndodhur dhe kush është mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit.
Edi Rama: Ka një teori për të keqardhur keq se kush e ka fajin, duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë përpiqen që tia lënë fajin strukturave të shtetit.
Kemi njerëz të shkretë që kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar disa banesa dhe nga ana tjetër kemi një shtet që i la ta bëjnë këtë në shkelje të ligjit dhe u kujtua ti godasin. Nuk janë disa të shkretë, por disa individë që janë ngritur deri atje, një pjesë nuk janë banorë, Bëhet fjalë për individë që nuk janë shfaqur të pretendojnë çfarëdo qoftë. Policia po merret me hetimin si ka ndodhur dhe kush është mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit, që është kartolina e njohur, Bëhet fjalë për ndërtime që nuk janë për të futur kokën por për qëllime fitimi. Nuk di të ketë ndonjë teori që amniston shkelësin e ligjit.
Struktura kanë përgjegjësinë e tyre dhe e kanë marrë këtë përgjegjësi, mbetet për të parë se çfarë përgjegjësie do të marrë KLP në lidhje me zonjën Gjeli.
Dua të them që në Theth janë goditur 40 subjekte se kanë pasur më shumë se 1 ngrehinë, por nga 2 dhe 3. Policia ka një numër të konsiderueshëm denoncimesh, prokuroria s’ka marrë hetime.