Aplikacion
Në ditën e fundit të aksionit të shembjeve në Theth, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ashpër ndaj veprimeve të qeverisë, të cilat i cilësoi si “akte terrori shtetëror”.
“Dënoj me forcën më të madhe aktet e terrorit shtetëror, krimin shtetëror të kryer ndaj banorëve të Thethit dhe kërkoj ndërprerjen e këtij terrori. Dëmshpërblimin e të gjitha banesave të prishura, të premtuara se do legalizohen nga Edi Rama”, u shpreh Berisha.
Ai refuzoi çdo vendim të marrë në orët e fundit nga kryeministri Edi Rama, por e justifikoi pjesëmarrjen e kryebashkiakëve demokratë në takime me qeverinë, duke theksuar se ata shkojnë me një mision të qartë kundërshtimi.
“Unë i përgëzoj ata për kundërshtimet që i bënë. Mediat kanë dhënë kryetarin e bashkisë Kavajë, duke ja thënë në sy, se atë urdhër nuk e zbatoj për shkarkimet dhe të tjera. I tha përballë, demokrat jam unë. Kurse ajo tjetra jo. Pra, ai u përpoq ta fyente me ‘demokrat’”, deklaroi Berisha.
Ai akuzoi qeverinë se ka nisur shembjet në Theth për të shpërqendruar vëmendjen nga, “funerali elektoral i 11 Majit”, siç e cilësoi ai.
Berisha tha se nuk ka ndërmend t’i thërrasë kryebashkiakët demokratë në zyrën e tij./ Zoom.al