zoom

Aktualitet

VIDEO/ Dikur Kumbaro krenohej, sot Thethi mbetet pa bujtina

VIDEO/ Dikur Kumbaro krenohej, sot Thethi mbetet pa bujtina

Pas një aksioni të gjerë të ndërmarrë nga IKMT në Theth, janë shembur dhjetëra ndërtime pa leje, përfshirë edhe njësi akomodimi që kishin funksionuar si bujtina turistike.

Ndërsa godinat u shembën, banorët u përballën me humbjen e investimeve të tyre shumëvjeçare në kulmin e sezonit turistik.

Por ironik është fakti se këto ndërtime më herët ishin promovuar nga vetë zyrtarët e qeverisë, e cila më pas ishte edhe iniciatorja e këtij aksioni.

Vetë ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, kishte deklaruar në Kuvend se Thethi numëronte rreth 2000 shtretër në bujtina, duke treguar se sa shumë ishte zhvilluar kjo zonë falë bumit turistik, që kishte shpërthyer edhe në veri. Pra, në një formë, Kumbaro legjitimonte këto struktura që sot janë veçse rrënoja.

Pas aksionit, numri i shtretërve në bujtina është reduktuar në më pak se 200.

Situata ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, ndërsa nga ana e qytetarëve dhe aktivistëve janë hedhur akuza se pas prishjeve fshihet një plan për t’ia kaluar zonën investitorëve strategjikë, që mund të sjellin betonizimin e një prej zonave më të pastra dhe autentike të Shqipërisë.

Ndërkohë, mungesa e transparencës dhe ndërhyrja e befasishme pa një plan të qartë alternativ për banorët, ka sjellë shqetësim të madh në komunitet. Me qindra prenotime turistike janë anuluar, dhe bizneset lokale kanë mbetur pa asnjë mbështetje./ Zoom.al

Postime të lidhura