Aplikacion
Një godinë trekatëshe e ndërtuar pa leje në Theth u shemb nga forcat xheniere me tritol, duke shënuar kështu edhe mbylljen e aksionit kundër ndërtimeve të paligjshme në këtë zonë.
Prej orësh, forcat xheniere kishin montuar kallëpet e eksplozivit në strukturë, ndërsa shpërthimi i komanduar u realizua me sukses, pa incidente.
Në vend ishin të pranishëm IMT dhe policia.
Ky ishte aksioni i fundit i policisë dhe IMT për prishjen e godinave pa leje në Theth, një zonë që në dy javët e fundit u kthye në një simbol rezistence nga ana e banorëve dhe përplasje mes tyre dhe forcave që ndërhynë në terren.

Operacioni nisi fillimisht me shembje të objekteve të vogla pa leje pranë Kishës së fshatit dhe brenda parkut kombëtar.

Më 11 korrik, disa banorë kundërshtuan me shishe molotov kundrejt fadromave të IKMT-së. Forcat e Policisë dhe RENEA u aktivizuan për të qetësuar situatën dhe identifikuar autorët./ Zoom.al