Aplikacion
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përdorimin e fondeve publike në mënyrë të paligjshme gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit 2025.
Sipas tij, qeveria ka shpërndarë 200 milionë euro në formë garancish sovrane për kredi bujqësore, duke i kthyer këto skema në një mjet elektoral për të blerë vota.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se skema u shpall më 10 shkurt 2025, në kundërshtim me nenin e Kodit Zgjedhorz që ndalon transaksione të tilla gjatë periudhës zgjedhore.
“Farsa elektorale e 11 majit ishte më e shëmtuara që nga koha e zgjedhjeve moniste të Enver Hoxhës. Edi Rama përdori 200 milionë euro për të blerë vota, duke shpërblyer jo fermerin e ndershëm, por klientelën e qeverisë”, tha Berisha.
Ai përmendi një sërë ministrash të përfshirë në këtë proces, përfshirë Anila Denajn, Delina Ibrahimajn, Belinda Ballukun dhe Arbjan Maznikun. Sipas Berishës, këto fonde u promovuan në një sërë takimesh gjatë muajve shkurt-prill, ku u zhvilluan aktivitete në qytete si Malësia e Madhe, Cërrik, Kurbin, Pukë, Berat, etj.
Sipas kryedemokratit, takimet zyrtare ishin të kamufluara si mbështetje për bujqësinë, por në thelb shërbyen për qëllime elektorale. Ai theksoi se përfitues të garancisë ishin kryesisht “fermerët e lidhur me pushtetin”./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit