zoom

Të gjitha

E patë?! Beatriks Ramosaj ndryshon look dhe duket shumë ekstravagante

Këngëtarja por njëkohësisht edhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Beatrix Ramosaj ka surprizuar ndjekësit me ndryshimin që ka bërë në look.

Ajo ka ndarë disa momente në “Instastory” ku shfaqet me flokët në ngjyrë të zezë, të prera shkurt dhe me baluke. Krahas njërës prej fotove ajo shkruan: “Kam sy që të vrasin”.

Megjithatë, këngëtarja nuk ka bërë me dije asgjë nëse ndryshimi ka të bëjë me ndonjë këngë të re apo nëse flokët janë paruke.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, ajo solli këngën “Më shumë se ti”, një këngë që përflitet se i dedikohet ish partnerit të saj, Donald Veshaj. Në tekst Beatrix i tregon Donaldit se nuk e kishte menduar se ai do të ishte ky djalë, që tradhton e që nuk e vlerëson.

Rikujtojmë se Beatrix Ramosaj ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes me aktorin e humorit Donald Veshaj./L.K

/Zoom.al