zoom

Të gjitha

“Narcistët nuk kanë asnjë kontroll mbi ty”/ Mesazhet që mori Beatriks pas bullizimit

Pasi  postoi një video ku tregonte se prej disa muajsh portalet dhe jo vetëm e kishin bullizuar dhe e kishin përdorur emrin e saj ish-banorja e “Big Brother VIP”, këngëtarja Beatrix Ramosaj ka marrë shumë mbështetje nga disa të famshëm.

Ka reaguar edhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Meridian Ramçaj, i cili me anë të një “InstaStory” ka bërë një status në mbështetje të Beatrix-ës. Ai shkruan se negativiteti i njerëzve nuk është problem i saji dhe se çdo gjë është e përkohshme, përfshirë edhe bullizmin online që po i bëhet asaj.

“E dashur @beatrixramosaj. Lotët janë shumë të shtrenjtë dhe ato meritojnë të derdhen vetëm për raste të merituara si gëzime apo hidhërime por asnjë lot kot! Asnjë sekondë nga jeta jote , energjia jote, emocioni apo ndjenja jote nuk duhet të shkojë për diçka që nuk të përket! Trixa……Nëse të duket sikur po humbet githçka, kujto që dhe pëmet çdo vit humbasin gjethet e tyre por sërish qëndrojnë drejt e krenare duke pritur ditë të mira për të gjethuar sërish. Sa herë je e merzitur Trixa kujto qe : 1. Negativiteti i njerëzve të tjerë nuk është problem i yti dhe ti duhet thjesht ta injorosh e qeshësh. 2. Dhimbja është pjesë e rritjes dhe plagët janë kujtesë e forcës për të mbijetuar çdo situatë të shëmtuar. 3. Çdo gjë është e përkohshme në këtë jetë si ”Lavdia dhe Rënia e Shokut Zylo” ashtu dhe bullizimi i figurës tënde nga individë qe ende nuk i kanë dhënë një kuptim jetës së tyre. 4. Ajo që është e shkruajtur për të ndodhur do të ndodhe ndaj mos u pendo kurrë për të shkuarën as mos kërko të kthesh kohën pas, pasi nuk ka gabime në këtë jetë por vetëm mësime 5. Ditë pas dite, hap pas hapi ajo që duhet të patjetër të bësh është vetëm të shohësh para me kokën lart dhe pozitivitet dhe ndaj atyre që duan të të zhysin në llumin e jetës së tyre. Për narcisistët dhe njerëzit toksikë është një e vërtetë: Ne momentin kur ata e ndjeinë që nuk kanë më asnjë kontroll tek ty, ata do të përpiqen të kontrollojnë e manipulojnë. Si të shohin te tjerët ty! Të duam siç je e qeshur, e çiltër, e talentuar dhe si thuhet në shqip e bukur??”, u shpreh ai.

Lidhur me këtë, përkrahje ka marrë nga personazhe të shumta publike e së fundmi edhe nga këngëtarja Rozana Radi. Kjo e fundit i ka dedikuar një shkrim, duke i thënë se duhet të punojë fort e të rrethohet me njerëz të mirë.

“Ëndërro gjëra të mëdha, puno fort, përqendrohu dhe rrethoje veten me njerëz të mirë. Mbushe mendjen me mendime optimiste. Dyshimi i vret më shumë ëndrrat, krahasuar me dështimin. E sotmja mund të jetë dita më e bukur për ty, ndaj zgjohu dhe buzëqesh.

Pozitiviteti është një zgjidhje që ti mund ta kthesh në një zakon në jetën tënde. Vuaj tani dhe jetoje gjithë pjesën e mbetur të jetës si një kampione. Fitorja nuk është gjithçka, por dëshira për të fituar padyshim që është gjithçka. Kjo është për të gjitha portalet që na kanë çmendur me këto lajme të cilat nuk i duhen askujt të gjithë ju që bullizoni dikë mendoj që në jetën tuaj. Mund të kemi harruar ata që ju kanë munduar por kurrë nuk i harrojmë ata që na kanë tallur. Turp”./L.K

/Zoom.al