zoom

Të gjitha

“I kam lënë të tjerët të flasin për mua…”/ Beatriks Ramosaj “hedh pas” Donald Veshajn

“I kam lënë të tjerët të flasin për mua…”/ Beatriks Ramosaj “hedh pas” Donald Veshajn

Që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Disa ditë pas mbarimit të emisionit u bë e ditur se marrëdhënia mes saj dhe konkurentit tjetër, Donald Veshaj, kishte mbaruar por dedikimet apo kunjat në rrjetet sociale nuk kanë munguar.

https://www.youtube.com/watch?v=StcFZSm6Voc

Pavarësisht kësaj nuk ka patur ndonjë deklaratë zyrtare nga ana e Beatrixës gjatë kësaj kohe por mbrëmjen e djeshme ajo ka marrë pjesë në “Netët e klipit shqiptar”, ku dhe ka folur pak më shumë për veten e saj. Ajo është shprehur se është mirë dhe se është më e angazhuar se kurrë.

“Jam shumë mirë. Kam qenë gjithmonë mirë dhe nuk kam thënë asgjë. I kam lënë të tjerët të flasin për mua. Kam qenë më e fuqishme se kurrë dhe më e angazhuar se kurrë me shumë projekte”- u shpreh ajo.
E pyetur nëse e kanë mërzitur lajmet e fundit në lidhje më bashkimin e Borës dhe Donaldit ajo është shprehur se- “Nuk më kanë mërzitur lajmet. Nuk i kam parë sepse nuk kam pasur kohë”.

Lajmet për bashkimin e ish-çiftit, nisën pasi ata u panë së bashku në sfilatën e Valdrin Sahitit në Prishtinë. Mesa duket Trixa ndihet me mirë që pas publikimit të videos kundër bullizmit që ajo ka përjetuar këto kohë./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura