zoom

Të gjitha

“Si i thonë MEGA BOMBA n’shqip” ?!/ Mos ndoshta me postimin e fundit Beatriks ironizon Donaldin ?!

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë shfaqur mbrëmjen e djeshme në sfilatën e stilistit të njohur, Valdrin Sahitit. Por si duket kur të gjithë prisnin se çfarë do ndodhte nëse dyshja do të kishin një përballje me njëri-tjetrin, Bora dhe Donaldi na lanë pa fjalë të gjithëve duke u shfaqur krah njëri-tjetrit.

Pamjet u bënë menjëherë virale në rrjete sociale, ku janë publikuar foto e video të shumta të dyshes. Mos ndoshta Bora dhe Donaldi na e kanë konfirmuar ribashkimin me daljen e tyre të parë publike së bashku?

Kurioziteti i gjithë publikut ka qenë tek një tjetër person pasi shumica e komenteve duket se ishin kunja të hedhura ndaj Beatrix, e cila nuk ka qenë pjesë e eventit.

Beatrix na i ka shuar kureshtjen me një postim në Instastory ku shfaqet në super formë. Këngëtarja ka qenë duke darkuar me ish-konkurrenten e “Big Brother VIP” Antonela Berishën.

Nuk e dimë ende se si e ka përjetuar Beatrix rikthimin e Donaldit me Borën, por sido të ketë qenë situata Beatrix ja ka dalë ta kamuflojë më së miri./L.K

/Zoom.al