zoom

Të gjitha

“Bota është e rrumbullakët”…/ Atdheu thumbon rikthimin e Borës me Donaldin

Shfaqja e Borës në krah të Donaldit një natë më parë në evenimentin e Valdrin Sahitit ka ngatërruar gjithë rrjetin, teksa komentet kanë qenë të shumta.

Një ndër personazheve që ka reaguar ka qenë dhe ish-konkurrenti i Përputhen, Atdhe Xharavina, teksa ka thumbuar Bora Zemanin pas lajmeve se është ribashkuar me Donald Veshaj.

Atdheu ka publikuar disa foto, ku edhe pse nuk përmend emra, është interpretuar si një ironi ndaj ribashkimit të tyre.

Në fillim, ai ka publikuar një emoji të Tokës, detaj që është interpretuar si një mesazh se “bota është e rrumbullakët”. Më pas, krahas disa fotove të tij, ai ka shkruar: “Dikur nga fundi më tha njeri i vogël. Por para dashurisë jemi të vegjël të gjithë”, është shprehur ai./L.K

/Zoom.al