zoom

Të gjitha

Presidentja e Kosovës mahnit publikun në eventin e Valdrin Sahitit

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua sfilata e stilistit Valdrin Sahiti i cili prezantoi koleksionin e tij më të fundit. Pjesë e kësaj mbrëmjeje Valdrini ftoi personazhe dhe artistë të ndryshëm të showbizit shqiptar të cilët kanë ndaluar në tapetin e kuq për të pozuar teksa janë shfaqur plot stil dhe të kuruar deri në detaj për këtë eveniment.

Në këtë shfaqje ka qenë prezente dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila dukej plot klas dhe elegancë me paraqitjen e saj.

Ajo kishte veshur me një këmishë të bardhë dhe një fund të zi të ngushtë, me një make up të theksuar dhe flokët e stiluar me onde.

Presidentja ishte ulur në rrjeshtin e parë. Afër saj ndodhej edhe bashkëshortja e stilistit, Edita dhe vogëlushja e çiftit, Bella. Kujtojmë se pjesë e këtij eventi ishin emrat e njohur si Bora Zemani, Donald Veshaj, Era dhe Nora Istrefi, Ylli Limani, Elvana Gjata e shumë të tjerë./L.K

/Zoom.al