zoom

Të gjitha

“Mos më prek see…”/ Çfarë po paralajmëron Beatriks Ramosaj ?!

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, muajve të fundit ka qenë në fokus të mediave rozë. Krahas karrierës muzikore, artistja po vazhdon të komentohet për pjesëmarrjen e saj në Big Brother VIP dhe romancën jetëshkurtër me aktorin Donald Veshaj.

Menjëherë pas daljes nga shtëpia e famshme, Beatrix ka sjell disa projekte muzikore dhe një të tillë duket se do ta lansoj shumë shpejti.

“Mos më prek, prek prek se..Këtë javë?”, ka shkruar Beatrix në disa statuse duke pyetur nëse të njëjtin duhet ta lansoj këtë javë, ndërsa ngjalli reagime nga fansat e saj të shumtë që presin me padurim një projekt të ri nga ajo.

Moooos em prek prek prek se…

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këtë herë këngëtarja, e cila u tha se dy këngët e fundit nga ajo ishin dedikimi për Donaldin. Kujtojmë që projekti i saj i fundit është “Ma shumë se ti” që erdhi në bashkëpunim me DJ Geek./L.K

/Zoom.al