zoom

Të gjitha

“Beatriks apo Semi” ?! Anxhela Peristeri befason me përgjigjen

Anxhela Peristeri në një intervistë të fundit, e pyetur se kë preferon më shumë mes Semi Jaupaj dhe Beatrix Ramosaj, ajo nuk ka ngurruar të përgjigjet, edhe pse tha se i vlerëson shumë të dyja.

Artistja tha se i pëlqen që të dëgjojë më shumë Semin, duke u shprehur se meriton një karrierë shumë më të madhe.

“Më ka pëlqyer gjithmonë Semi Jaupaj, një zë shumë i mirë që meriton të bëjë një karrierë shumë më të madhe. Trixa është një tjetër bukuri e rrallë që këndon. Ka shkëlqyer në “Your face sounds familiar” atëherë. Janë dy këngëtare që janë të dyja shumë të mira, por në momentin që jemi do më pëlqente të zgjedhja Semin”– u shpreh ajo.

Pjesë nga intervista:

Tayna apo Melinda?

“Tayna më ka pëlqyer që ditën e parë, Melinda së fundmi më pëlqen pa masë.”

 Mozzik apo Majk?

“M në katror.”

 Elvana Gjata apo Dafina Zeqiri?

“Në shijet e mia është më shumë Elvana.”

 Xhensila Myrtezaj apo Samanta?

“Samanta.”

 Kida apo Dhurata?

“Kida më pëlqen shumë.”

 Fifi apo Ronela Hajati?

“Fifi kur jam e dashuruar dhe dua të dëgjoj balada, Ronela kur dua të dal dhe të harboj.”

 Mc Kresha apo Lyrical Son?

“Mc Kresha.” 

Yll Limani apo Butrint Imeri?

“Yll Limani.”

 Era Rusi apo Ardit Çuni?

“Nuk përgjigjem dot.”

Alban Skënderaj apo Flori Mumajesi?

“Flori është një nga kompozitorët dhe kantautorët e mi të preferuar, por ka edhe këngë të Albanit që i kam shumë të preferuara. Nuk di çfarë përgjigje të jap.”/L.K

/Zoom.al