zoom

Të gjitha

Beatriks Ramosaj thumbon me mesazhin e fundit / Kujt i drejtohet ?!

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj krahas angazhimeve me muzikë, ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale. Artistja shqiptare poston vazhdimisht imazhe që komentohen dhe pëlqehen nga fansat e saj të shumtë, dhe një të tillë ajo e solli edhe së fundmi.

Përmes llogarisë së saj në Instagram, Beatrix postoi një fotografi ku shihet e veshur në tuta sportive të kombinuar me një palë syze dhe çantë të zezë.

 “Unë kam vrarë njerëz me mirës që nga dita e parë”, ka shkruar Beatrix sipër fotos teksa dukej në formë të mirë.

Të shumta ishin komentet dhe pëlqimet që mori nga ana e fansave, e qe ishin kryesisht pozitive. Ndërkohë, kujtojmë që kënga e fundit e saj është bashkëpunimi me DJ Geek “Ma shumë se ti”.

Beatrix gjithashtu po vazhdon të jetë e komentuar edhe për shkak të romancës me aktorin Donald Veshaj me të cilin u njoh në Big Brother VIP, por që u nda menjëherë pas përfundimit të tij./L.K

/Zoom.al