zoom

Të gjitha

“Jam mallkuar nga ju”/ Beatrix reagon me VIDEO e përlotur, Albani i del në krah

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, këngëtarja Beatrix Ramosaj, ka reaguar me anë të një videoje në “Instagram”, duke adresuar bullizimin që i është bërë kohët e fundit nga njerëzit në internet.

Në video ajo u shpreh se tre muajt e fundit është abuzuar shumë me emrin e saj dhe nuk ka dashur asnjëherë që ajo dhe personat që e mbështesin të bullizohen.

“Përshëndetje të gjithëve, dua ti drejtohem sot të gjithë njerëzve që më ndjekin dhe atyre që s’më ndjekin. Atyre që më duan dhe që nuk më duan. Jam pjesë e kësaj industrie që ka mosha 15-vjeçare. Daljet e mia publike kanë qenë shumë të limituara. Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e skandaleve; asnjëherë nuk jam përfshirë në debate online, as nuk kam dhënë shumë intervista. Tre muajt e fundit, mbase edhe më shumë, është abuzuar pafund me emrin tim. Jam mallkuar unë, është mallkuar familja ime, të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur. Kisha vendosur të hesht edhe mendoja se si do ta përballoja të gjithë këtë presion, por e shikoj që thjesht nuk po mbaron për mua. Nuk do doja kurrë që as unë dhe as të tjerët të bullizoheshin, apo të sulmoheshin në emrin tim. Të tregojmë qytetarinë dhe të ndërgjegjësohemi për gjërat që shkruajmë. Kam heshtur shumë por nuk do të hesht më. Dua të jem shembull i mirë për vajzat edhe gratë, u shpreh Trixa në videon që postoi në ‘Instagram’”. 

Nga ana tjetër, nuk ka munguar edhe suporti i vëllait të këngëtares, Alban Ramosaj. Ai ka treguar se është i lumtur që Beatrix është vetvetja dhe se kjo është arma më e mirë e këngëtares.

“Paragjykimet – gjykimet, ofendimet, bullizmi është thjesht një projeksion i pasigurive, limiteve, injorancës dhe nevojave të tyre. E faktuar me qindra herë. Jam i lumtur që dita ditë skur zgjohesh vendos të jesh vetëvetja jotë autentike 100 përqind dhe kjo është arma jote më e fortë. Herët a vonë, e drejta fiton… përherë. Vazhdo të shkëlqesh siç e di ti lër të tjerët të digjen nga rrezet e tua se kashta kashtë do qëndroj vështirë të ktheht në bar të njohmë. Të dua fort unë dhe mijra të tjerë. P.S Uroj që personazhet publik të jenë të vërtetë dhe ndërshëm sa ti, do të ishe një vend më i mirë për të jetuar’’, tha Ramosaj./L.K

/Zoom.al