Aplikacion
Ashtu siç kishte paralajmëruar, Beatrix Ramosaj ka prezantuar projektin e ri muzikor. “Ma shumë se ti” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me DJ Geek.
Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale, me paraqitje të mahnitshme me kostum të zi si ‘Catwoman’. Teksti është shkruar nga Vig Poppa, ky i fundit është përkujdesur edhe për muzikën dhe vijën melodike.
https://www.youtube.com/watch?v=OYDVEruk5DM
Në bazë të tekstit, besohet se është një thumb kundrejt ish-të dashurit të saj, aktorit Donald Veshaj, me të cilin u njoh në Big Brother VIP e u ndanë menjëherë pas spektaklit.