zoom

Të gjitha

Beatriks merr disa pushime pas ndarjes me Donaldin

Ndarja duket se ka qenë mjaft e lehtë për ish konkurenten Beatriks Ramosaj. Së fundmi ajo është duke kaluar disa ditë relaksi jashtë Shqipërisë.

Ajo ka zbuluar se ndodhet në shoqërinë e kushërirës së saj Anxhelinës dhe këtë e ka vërtetuar nëpërmjet Instagramit.

Dy vajzat kanë pozuar me njëra-tjetrën të veshura plot stil dhe duket se po argëtohen, madje Beatrix e falënderon kushërirën që i ka qëndruar pranë këtë periudhë, “Ti je rreze drite në kohë të vrenjtur Anxhelina”.

Këngëtarja dhe aktori Donald Veshaj i dhanë fund lidhjes që krijuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pas përfundimit të “reality show”.

Mendohet se shkak është bërë një kontratë mes Beatriks edhe Kledit që në fund të BBV të dilnin çift kjo duket se e ka irrituar Donaldin duke fshirë çdo kujtim me këngëtaren./L.K

/Zoom.al