zoom

Të gjitha

Telenovela Donald-Beatriks si “Beautiful”

Janë ndarë ose jo , kjo është kryefjala e revistave dhe mediave rozë kohët e fundit në lidhje me çiftin Beatriks-Donald.

Së fundmi Revista Jeta del me një pohim befasues. Sipas saj, “zëra kanë treguar që Beatrix kishte hyrë në Big Brother VIP me një kontratë, ku supozohej që të përfundonte çift me Kledin.

Por nga ajo darka e famshme nuk rezutoi asgjë dhe gjithçka shkoi keq. Në fund Beatriks u dashurua me Donaldin, i cili në të shumtën e rasteve ndodhej nën presionin e kamerave, por edhe opinionit nga jashtë.

Flitet se arsyeja e ndarjes së tyre pas daljes së Donaldit nga shtëpia e Big Brother ka qenë pikërisht kjo. Ky i fundit mësoi për kontratën e Beatrix dhe u ndje i përdorur.

Asnjëra nga palët nuk e ka pohuar deri më tani hapur arsyen e ndarjes së papritur. Lajmi se Beatrix dhe Donald i kishin dhënë fund lidhjes së tyre mori dhenë, pasi dyshja nuk u pa të qëndronte bashkë në festën e “Big Brother Vip” ./L.K

/Zoom.al/