zoom

Të gjitha

Reagon Beatrix Ramosaj, nuk ka asnjë story të postuar nga unë

Reagon Beatrix Ramosaj, nuk ka asnjë story të postuar nga unë

Ka qarkulluar prej ditësh në mediat rozë lajmi për ndarjen e dyshes Donald – Beatriks. Menjëherë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri Big Brother Vip Donald Veshaj ka vijuar jetën e tij dhe nuk është shoqëruar asnjë moment me këngëtaren Ramosaj. Ndërkohë ditën e djeshme një story i dalë nga instagrami i Triksës ku shpjegonte ndarjen nga Donaldi është bërë shkak për një reagim vetem pak orë më pas nga ana e saj. Ajo shkruan se asgjë nuk është e vërtetë dhe story i dalë me emrin e saj është montazh.

 

Përshëndetje yjet më të bukur! Besoj që gjithë nga ju e keni parë storyn tim të fundit në Instagram, dhe Po, u ndava nga Donald Veshaj. Shumica nga ju më gjykuat, më keni sharë, ofenduar, por nuk e kuptuat se çfarë ka ndierë kjo vajzë e pafajshme, e cila nuk e ndau askënd nga askush por vetëm dashuroi. Nuk e pata përkrahjen e juaj, unë luftova për dashurinë, por ai që dashurova më tha ‘humbjen e kam nga ty’… Unë besoj që të gjithë ju morët  atë që dëshiruat, shpresoj që me kalimin e kohës do e shihni se kë person përkrahët dhe kë person gjykuat. Dashuri dhe mirësi  për ju”, shkruhet në storyn e publikuar”

Ndërkaq më pas Triksa shkruan: Përgënjeshtroj çdo postim të bërë.

Kujtojmë që marrëdhënia e Donaldit me Trikxën nisi brenda shtëpisë dhe u gjykua jo pak nga publiku. A.D

Postime të lidhura