zoom

Të gjitha

Rikthim te dashuria e vjetër apo braktisje ?

Telenovela Bora Zemani-Donald Veshaj- Beatriks vijon ende dhe mesa duket do jetë gjithnjë e më tepër në qendër të vëmendjes.

Teksa flitet për ndarje lart e poshtë mes dy konkurentëve të Big Brodher duket se së fundmi Donaldi ka bërë një kthesë të papritur. Fotot dhe momentet nga qëndrimi në shtëpi që postoheshin nga Romeo në lidhje me çiftin tanimë nuk figurojnë më.

Por dashuritë e vjetra duket sikur nuk harrohen pasi puthja e famshme që ai i dha Borës mbetet ende në profilin e tij.

Nga ana tjetër, as Bora nuk ka fshirë asgjë nga profili i saj që ka lidhje me Donaldin. Madje, edhe foto ku ajo merr varësen e Donaldit në përvjetorin e tyre qëndron akoma në profilin e saj.

Por edhe këngëtarja ka fshirë çdo kujtim me Donaldin gjë që duket  se lidhja mes tyre ka përfunduar pas finales së BBV.

Megithatë mbetet për t’u parë nëse Donaldi do të rikthehet më një nga vajzat apo do rindërtojë një tjetër përrallë jashtë kornizave të botës së shoëbizit sikur e ka shprehur edhe më herët gjatë qëndrimit në shtëpi./L.K