zoom

Të gjitha

Einxhel Shkira revoltohet pas deklaratës për Donald-Beatriks

Disa debate të papërfunduara e kanë shtyrë ish konkurenten Einxhel Shkira që të replikojë nëpërmjet një story në Instagram. Einxhel duket mjaft e revoltuar edhe pse nuk ka treguar asnjë detaj më të qartë.

“Për të qeshur fakti që ca njerëz mirë që s’din të lexojnë por as nuk kuptojnë kur flet dhe thjesht replikojnë si të verbër prej bindjeve të tyre absurde!! Ku mbeti llogjika? Ehh!! Ishin kohë të arta kur egzistonte dhe ajo mes nesh… Unë nuk gjykoj askënd si e bën jetën e vet,s’e kam bër kureë… përkundrazi. Ne mund të bëjmë të njejtën gjë, por jam un gjithmonë ajo që e bën gabim, apo jo?”- ka shkruar ajo duke na lënë të nënkuptojmë se mund të ketë bëjë me një nga deklaratat e saj të fundit mbi Donaldin dhe trekëndëshin e dashurisë të krijuar në shtëpi.

Së fundmi, e ftuar në “Wake up”, ajo ka komentuar rrugëtimin e Donald Veshajt në “Big Brother VIP” dhe një nga ngjarjet më të përfolura të lojës.

“Nëse unë do të kisha vepruar si Donaldi, nëse do të kisha patur një marrëdhënie jashtë, do kisha takuar një ish-të dashur aty, pastaj do kisha njohur dikë tjetër, do isha dashuruar e do e kisha lënë, jam kurioze çfarë mendimi do të kishin njerëzit?!”- ishte një nga deklaratat e saj ./L.K

/Zoom.al