zoom

Të gjitha

“Më pëlqejnë ata që flasin vetëm për veten…”/ Einxhel ironizon Donaldin ?!

Einxhel Shkira dikur tha se ai ka marrë famë nga historia e dashurisë me Bora Zemanin dhe kjo mund të jetë arsyeja pse ende ironizon Donald Veshajn.

Moderatorja nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale këto kohë, por është rikthyer ditën e djeshme me energji të plota dhe duket se ka patur shumë për të thënë.

“Sa më pëlqejnë ato moderatoret që në 12917 puntata flasin vetëm për vete. Ky është stili i moderimit ‘a doni më për Belulin’.”. Ky reagim vjen pasi Donaldi zbuloi se një nga skeçet e fundit të programit e ka realizuar në studion e ‘Për’puthen’. Po ashtu, në çdo puntatë të ‘Më lër të flas’ Bora nuk ka munguar në skeçe, pyetje, deklarata apo qoftë edhe duke u përmendur nga të ftuarit vetë.

Kujtojmë se debati mes tyre në “Big Brother Vip” nisi pikërisht pasi Einxhel në një nga rrëfimet tha se Donaldi dhe Romeo u futën në tregun e showbiz-it në sajë të partnereve të tyre, Borës dhe Jonida Maliqit. Gjë që e revoltoi shumë Donaldin i cili tha se ishte një djalë që kishte bërë shumë sakrifica dhe se kishte punuar fort për të arritur aty ku është./l.k

/Zoom.al