zoom

Aktualitet

SPAK hetime të reja ndaj Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës, tenderi i dyshimtë që implikon kryebashkiakun e arrestuar dhe gruan e tij

SPAK hetime të reja ndaj Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës, tenderi i dyshimtë që implikon kryebashkiakun e arrestuar dhe gruan e tij

Hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa kanë zbuluar transaksione të dyshimta dhe komunikime të përfshira në një tender në Bashkinë e Fierit.

SPAK ka administruar prova të reja, përfshirë një telefonatë të Veliajt nga një aparat i policisë së burgjeve, ndërsa më 23 prill avokatët do kërkojnë zëvendësimin e masës së sigurisë.

Hetimet për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkeshortën e tij Ajola Xoxën kanë çuar hetuesit e posaçëm në Fier për të mbledhur prova mbi një tender.

Përfaqësuesit e akuzës në informacionin dy mujore ndaj dosjes kanë listuar disa gjetje të marra nga hetimi për këtë rast.

Në dosje shkruhet mbi një projekt në vlerën e 24 mijë eurove në emër të personave të tjerë por që paratë kanë përfunduar tek OJT-të e menaxhuara nga Xoxa.

Ne aktet e SPAK rezultojnë se janë administruar një bisedë ku ekonomistja Adela Kondakçiu, i kërkon shefes së saj, Ajola Xoxa për të proceduar ose jo me faturën që lidhet me kontratën e fituar nga I. D në Bashkinë e Fierit, duke i dërguar në format pdf një kopje të aktit.

Nga ana e saj, shtetasja Ajola Xoxa e pyet nëse në kontratë parashikohet e gjithë vlera apo do të paguhet në dy këste.

Një tjeter prove e re hetimore që është shtuar së fundmi në informacionin 2 mujor është edhe komunikimi që Veliaj ka pasur me disa persona nga telefoni i një prej punonjësve të policisë së burgjeve.

Prokuroria ka administruar te dhena shtesë mbi telefonatën që kryetari i bashkisë Tiranë ka kryer për të cilën i është komunikuar edhe vepra penale e “futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”.

Këto dy prova të  reja janë lexuar nga ana e avokatëve të kryetarit të bashkisë së tiranës e ndërsa me 23 prill ata do ti bëjën kundërshtimet e tyre si dhe do kërkojnë zëvëndësimin e masës së sigurise. Veliaj prej 10 shkurit po mbahet në qeli e ndërsa ka humbur në dy shkallet e gjyqsorit.

Kujtojmë se Kryetari i bashkisë Trianë Erjon Veliaj akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Bashkë më të në dosje rezulton edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa si dhe 5 biznesmenë./OraNews

Postime të lidhura