zoom

Lajme

Dalin PËRGJIMET/ “Do ta mbys me thonj”, Veliaj shpërthen ndaj Ulsi Manjës: Katundar i ndyrë

Dalin PËRGJIMET/ “Do ta mbys me thonj”, Veliaj shpërthen ndaj Ulsi Manjës: Katundar i ndyrë

Bisedat e bëra publike nga përgjimet e kryebashkiakut Erion Veliaj, gjatë kohës që ky i fundit ndodhet në paraburgimin e Durrësit kanë zbuluar detaje të frikshme nga mënyra e komunikimit që ai ka pasur me bashkëshorten e tij.

Sipas CNA.al, Veliaj i kërkon së shoqes, Ajola Xoxës dhe vëllait Arbër Veliaj që të flasin me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, në mënyrë që të mos transferohet në një IEVP tjetër dhe të shmangë kontrollet që i bëjnë në dhomat e paraburgimit.

Për këtë, kryebashkiaku ka kërkuar nga Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj që të angazhojnë të gjithë të njohurit dhe miqtë, që t’ia kërkojnë këtë gjë Ministrit të Drejtësisë.

Përpjekjet e shtetasit nën hetim Erjon Veliaj te ministri i Drejtësisë, në mënyrë që të mos transferohet në IEVP tjetër dhe të shmanget nga kontrollet që i bëhen në dhomat e paraburgimit. Për këtë gjë, shtetasi nën hetim bisedon me bashkëshorten dhe vëllain e tij, që të angazhojnë të njohurit, miqtë, shokët, të cilët duhet të kërkojnë te ministri i Drejtësisë këtë gjë.

Gjithashtu nga përmbajtja e komunikimeve të përgjuara përftohet edhe një e dhënë e rëndësishme që ka të bëjë me marrëdhënien mes dy personave nën hetim Erion Veliaj dhe G.S.”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

Më tejVeliaj shpërthen ndaj ministrit Ulsi Manja, duke e quajtur qelbësirë, pasi sipas tij i kanë bërë zbor në burg dhe e kanë lënë me njerëz që kanë 100 vite burg duke i rrezikuar jetën dhe nuk do t’ia falë, madje “do ta mbysë me thonj”.

I kërkon që të merret me Ministrin e Drejtësisë, pasi sipas tij i kanë bërë zbor në burg, dhe nuk e pranon këtë sjellje duke e lënë me njerëz që kanë 100 vite burg, dhe se i ka rrezikuar jetën. Ajola i tregon se me të kanë folur të gjithë. Në lidhje me Ministrin e Drejtësisë, Erion Veliaj shprehet se i ka rrezikuar jetën, nuk do ta falë dhe do ta mbysë me thonj. I tregon se në lidhje me transferimin e pritshëm, punonjësit në IEVP, i kanë treguar e-mailin e dërguar prej tij, ku gjenden shtatë emrat për transferim. Ministrit të Drejtësisë i drejtohet me fjalët “Qelbësirë” dhe nuk ka për tía falur. Më të njëjtin fjalor flet edhe për Prokurorin Ols Dado, madje në bisedë me Ajolën i shprehet: “Le ta dëgjojnë të gjithë, qelbësirë, atij s’kam për t’ia fal, as Ols Dados, por sidomos Ulsi Qelbësirës...” Biseda e Erion Veliajt me Ajolën vazhdon ku ai flet sërisht për Ministrin e Drejtësisë, të cilin e quan qelbësirë, katunar i ndyrë, i ndyrë, i cili sipas tij e ka futur në burg dhe e ka vënë në gjumë, e nuk pranon që t’i bëhen kontrolle.”/ Zoom.al

Postime të lidhura