Aplikacion
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi këtë të enjte se hakerimi që iu bë SPAK-ut erdhi si pasojë e luftës së brendshme në Partinë Socialiste.
Berisha ngriti pikëpyetje nëse bëhet fjalë për sulm nga hakera të vërtetë apo nëse është vetë-hakerim për të fajësuar sipas tij, Fatmir Xhafajn.
Sali Berisha shtoi se Xhafaj, Toni Gogu dhe Klotilda Bushka janë pjesë e klanit armiqësor në PS dhe pjesa tjetër kërkon largimin e tyre me çdo kusht.
D.m.th., o qytetarë të gjitha të dhënat tuaja, merren, vidhen, manipulohen dhe nuk kanë asnjë siguri. Çfarë është kjo? Është kjo mundet dhe një luftë e brendshme, brenda klaneve mafioze brenda PS. Tani grupi armiqësor, Xhafa, Pastori, Bushka, dhe 2-3 të tjerë, ata duhet të akuzohen me çdo kusht. Më shëmbëllen si historia e statuseve të Erion Veliajt. Statuset ia shkruante Rama dhe përgjigjen SKAP-i ja jepte Erion Veliajt.
Edhe këtë hakerimin, duan të ja faturojnë Fatmir Xhafajt, e kuptoj unë, aty e ke hallin ti. Ato janë hakeruar apo vetë hakeruar këtë nuk e marrim vesh ne. Ato po përdoren, siç u përdorën statuset. Meqenëse filluan të thonë, po merren me fustanet e Ajolës, tani ja sajdisën statuset dhe i thanë, tani ke kryer krim të madh shumë.
Një gjë mund të ju them, që qytetarët po kuptojnë çdo ditë e më shumë kontrollin fatal të drejtësisë nga Edi Rama, kjo është e vërtetë dhe për ne kjo ka rëndësi”, tha Sali Berisha.
Në 12 mars, Prokuroria e Posaçme ra pre e një sulmi kibernetik. Shënjestër e hakerimit u bënë adresat e email-it të 3 prokurorëve, por SPAK qartëson se nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm. Për ndërhyrjet e paligjshme në këto emaile dyshohet se pas fshihet një grup i strukturuar kriminal./ Zoom.al