Aplikacion
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka renditur emrat e demokratëve më besnikë sipas tij.
I pyetur në emisionin “Opinion”, Berisha ka thënë se pa ta, nuk do të ishte Partia Demokratike dhe si shpërblim ata janë vendosur në listat e mbyllura për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
“PD kaloi në një kalvar të padëgjuar ndonjëherë, ekzistence ose jo…Këta njerëz u rreshtuan në krahun e ekzistencës së një partie politike jashtë kontrollit të Edi Ramës, ambasadës apo tjetër kujt. Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Besart Xhaferri, Edmond Spaho, Ivi Kaso e të tjerë e një grup i tërë u përballën ama në zgjedhjen e tyre. Zgjodhën të mbështesnin një kauzë që zgjodhi Berisha. Pa mbështetjen e këtyre individëve, PD-ja nuk do ishte kurrë një forcë siç është sot, por një shtojcë, një fasadë e opozitës. Opozita sovrane nuk është çështje partie, por themelore e pluralizmit. Eee po ju keni qenë…Kanë qenë more, por meritojnë nderimin më të madh se kaluan një proces”, tha Berisha.