Aplikacion
Arnold Rrokaj, i arrestuar për hakerimin ndaj SPAK më 12 mars, pranoi sulmin kibernetik.
Mësohet se ai ka rrëfyer se ka thyer e-mailet e 3 prokurorëve dhe prej aty ka marrë materiale hetimore të 3 çështjeve nën hetim.
“E bëra nga kurioziteti”, ka deklaruar ai.
Arnold Rrokaj është një ish-punonjës i Inspektoratit të Mjedisit dhe Territorit (IMT) në Shqipëri. Ai u arrestua nën dyshimin për ndërhyrje të paautorizuar në sistemet kompjuterike të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Sipas raportimeve, Rrokaj ka pasur akses të paautorizuar në kompjuterët e tre prokurorëve të SPAK-ut: Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini, të cilët po hetojnë raste të rëndësishme që përfshijnë krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Hetimet zbuluan se Rrokaj kishte shpërndarë materialet e marra te Zambak Gjonaj, një ish-zyrtar i burgut të Vlorës, dhe më pas te persona të tjerë./ Zoom.al