zoom

Lajme

“Sa të vijë Aleksi (Soros), do rregullohen gjërat” Zbardhen të tjera përgjime të çiftit Veliaj-Xoxa

“Sa të vijë Aleksi (Soros), do rregullohen gjërat” Zbardhen të tjera përgjime të çiftit Veliaj-Xoxa

Të tjera përgjime janë zbardhur nga bisedat e Ajola Xoxës dhe kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj, ndërsa ky i fundit qëndron në burgun e Durrësit.

Sipas dosjes, Xoxa po tenton t’i shmanget ambasadës amerikane ndërsa Veliaj i thotë se sa të vijë Aleksi (që dyshohet të jetë Alex Soros) do të rregullohen gjërat dhe s’ka nevojë të japë llogari.

Në datën 18 shkurt të vitit 2025, Ajola Xoxa vë në dijeni Erion Veliajn se Konsullata Amerikane i ka kërkuar që në datë 19 shkurt të 2025-ës të paraqitet tek Ambasada Amerikane në Tiranë.

“18.02.2025

Në orën 16:00, shtetasja Ajola Xoxa kontaktohet nga Konsullata Amerikane, nga ku i kërkohet të paraqitet në datë 19.02.2025 pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ajola Xoxa e informon se për shkaqe shëndetësore e ka të pamundur dhe e lënë për të biseduar për një datë tjetër”, thuhet në përgjime.

Në një tjetër përgjim pikërisht në datën 19 shkurt 2025, Veliaj bisedon në lidhje me thirrjen e Ajola Xoxës në Ambasadën Amerikane ku i thotë se nuk ka pse të shkojë t’u japë llogari palëve të një shteti tjetër.

Postime të lidhura