Aplikacion
Lëvizje të pazakonta të SPAK janë shënuar pasditen e sotme në zonën e njohur të “Kodrës së Diellit”, në Tiranë. Burime konfidenciale bënë me dije për Zoom.al se agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ndërmarrë një kontroll në një nga ndërtesat e zonës së njohur.
Sipas tyre, dyshohet se objekt i këtij kontrolli ka qenë një banesë, një kat më lart shtëpisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Kjo banesë dyshohet se përdorej nga çifti Veliaj-Xoxa.
Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet lidhur me këto zhvillime, por SPAK po i vijon hetimet për ciftin që akuzohet për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash.
Erion Veliaj gjendet prej 2 muajsh pas hekurave, ndërsa bashkëshortja e tij është me masën “detyrim paraqitje”. /Zoom.al