zoom

Lajme

Ia mori valles para zyrës së Erion Veliajt, Belinda Balluku në fushatë me rrip beli me vlerë 1.200 euro

Ia mori valles para zyrës së Erion Veliajt, Belinda Balluku në fushatë me rrip beli me vlerë 1.200 euro

Drejtuesja politike e PS në qarkun Fier, Belinda Balluku e dogji “skenën” në fushatë e PS-së, teksa ia mori valles para zyrës së kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj, i cili njihej si rival i saj në parti.

Teksa nr.2 i qeverisë “e dogji” nën ritmet e këngës së njohur “Vish fustanin me toka” të grupit fierak “FRMC”, një detaj ka rënë në sy.

Zv.kryeministrja mbante veshur një fustan të kuq dhe xhaketë të zezë me një rrip beli ngjyrë të kuqe.

Nga një kërkim i thjeshtë në internet mësohet se rripi i belit që mbante Belinda Balluku kushton 1.200 euro dhe është i markës Hermes.

Ndërkohë ka reaguar edhe Olti Curri, i cili shkroi “Kush ma nënçmon Belindën”, krahas videos së saj duke kërcyer, ku në sy bie rripi i belit mbi xhaketën e zezë.

”Vërtet kush ta bleu kaq lirë? Minimumi duhej ta kishte blerë krokodil”, shkroi në video.

Postime të lidhura