zoom

Lajme

Zbulohet kush është “Redaktori” në përgjimet e Erion Veliajt

Zbulohet kush është “Redaktori” në përgjimet e Erion Veliajt

Përgjimet në paraburgimin e burgut të Durrësit zbuluan shumë nga makineria që Erion Veliaj ka aktivizuar për të kontrolluar median dhe manipuluar publikun.

Por më së shumti tërhoqi vëmendjen një personazh anonim i përmendur nga kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, bashkëshortja Ajola Xoxa dhe vëllai i tij, Arbër Veliaj. Veliaj dhe të tijët i referohen me emrin “Redaktori”.

Nga përgjimet kuptohet se është ai që jep vendimin final për publikimet e qëndrimeve të Veliajt apo për strategjinë politike e mediatike.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në një prononcim publik se “Redaktori” është vetë kryeministri i vendit, Edi Rama.

“Redaktori është Edi Rama. Ai i jep urdhrat, ai i shkruante statuset”, tha Berisha.

Në një nga fragmentet më të diskutuara të përgjimeve Veliaj përmend “Redaktorin” si personin që “nuk do të jetë i kënaqur” nëse nuk realizohet linja e partisë.

Deri më sot, identiteti i “Redaktorit” ka qenë subjekt spekulimesh, me disa që sugjeronin figura të larta të PS-së apo bashkëpunëtorë të afërt të Veliajt.
Kryeministria dhe zyrtarë të Partisë Socialiste i kanë shmangur komentet. /Zoom.al

Postime të lidhura