Aplikacion
Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Xoxa mbërriti rreth orës 11:00, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Bashkëshortja e Erion Veliajt u paraqit më herët përpara prokurorëve të posaçëm më 5 Maj, ku edhe iu komunikua një akuzë e re, ajo e fshehjes së të ardhurave.
Nga ana tjetër, Xoxa është nën hetim edhe për akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë, kryer në bashkëpunim (9 herë).
Po kështu, mbi të rëndon akuza e pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale dhe refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ Zoom.al